Selimaj: Provat e operacionit ‘Qielli i Hapur’ u siguruan përmes Sky ECC

Avokati Meshar Selimaj, në një linjë direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me operacionin policor “Qielli i Hapur” të zhvilluar dje kundër krimit të organizuar për trafikim me drogë.

Selimaj ka thënë se ekziston një dyshim i bazuar se kemi të bëjmë me trafikim të narkotikëve transnacionalë.
Ai ka deklaruar se një pjesë e provave janë marrë nga platforma Sky ECC, e cila është një platformë me gjasë që e ka bazën në Francë, nga e cila platformë edhe në shtetin shqiptar janë siguruar disa prej provave.

Avokati Ademi ka vënë në diskutim masat hetimore retroaktive nëse kanë ndodhur në rastin konkret, meqë sipas tij Kodi i Procedurës Penale i Kosovës është i rregulluar në atë mënyrë që parasheh disa procedura paraprake. Nga ana tjetër, ai ka thënë se një gjë e tillë në të kaluarën është shpallur anti-kushtetuese.

“Është vënë një precedent i tillë juridik në Kosovë, ku, për shembull, është e ndaluar që në mënyrë retroaktive të bëhet kthimi apo përgjimi i personave të caktuar, sepse kemi të bëjmë me cenimin e privatësisë. Pra, ka edhe Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në sajë të kësaj, dhe këto dilema mund të dalin gjatë procedimit të rastit nëse ka veprim retroaktiv të nxjerrjes së të dhënave nga telefoni i dikujt. Atëherë i pandehuri dhe mbrojtja e tij kanë mundësi që të thirren në këtë aktgjykim ekzistues të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ka karakter imperativ dhe detyrues për gjykatat e rregullta”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika