Prapaskenat e operacionit të anti-drogës “Qielli i thyer”

Dikush me fytyrë të mbuluar e dikush kokën lartë, arriti sot në Gjykatë. Ndaj 22 të dyshuarve për krim të organizuar dhe trafikim me narkotikë u mbajt seanca për caktim të masës së sigurisë e prokurori i rastit tregoi detaje të aksionit, që i kishte parapri hetim 1 vjeçar

Informacionet për grupet kriminale që operonin në Kosovë për trafikimin e lëndëve narkotike, autoritetet kosovare i kishin marr në vitin 2022.

Mirëpo, hetimi për këto grupe që funksionin përmes aplikacionit Sky, nisi tek një vit më pas, në mesin e viti 2023.

Këto hetime të Prokurorisë Speciale të Kosovës, që u ndihmuan edhe nga autoritetet nga Holanda, Belgjika e Franca, vënë në pranga 22 persona.

Prokurori i rastit Fatos Ajvazi ka treguar detaje për zanafillën që ka pasur ky rast.

“Zanafillën ky rast e ka nga një aplikacion i cili quhet sky ecc, aplikacion e kanë shfrytëzuar grupet kriminale për aktivitete e tyre kriminale, ky aplikacion për formën e hetimet që kanë pasur Holanda Belgjika e Franca, e më pas ky aplikacion është futur në përgjim, e kanë arritur të përgjojnë të gjitha grupet kriminale që kanë komunikuar në aplikacion dhe është parë që janë evituar edhe grupe nga Kosova, i kanë sjell këto informata në Kosovë dhe pasi janë analizuar…”, ka deklaruar Fatos Ajvazi- Prokuror.

Ajvazi tutje ka sqaruar se Kosova ishte përdorur si vend për përpunimin dhe përzierjen e lëndëve narkotike që kishin ardhur nga jashtë.

“Aktiviteti i këtij grupi kriminal është realizuar në atë mënyrë që narkotiku është trafikuar nga shtete e Amerikës Latine nga Irani përmes Turqisë dhe më pas është sjellë në Kosovë dhe është bërë përpunimi dhe përzierja e këtij narkotiku dhe është trafikuar për në shtete e Bashkimit evropian kurse një pjesë është trafikuar edhe në shtetin e Kosovës”, ka deklaruar Ajvazi.

Droga nga Kosova ishte bartur përmes mallrave e veturave.

“Bazuar në komunikimet që kanë pasur ky grup kriminal është faktuar se ky grup ka pasur laboratorë të ndryshime nëpër Kosovë nëpër pjesë të bodrumeve ku e ka bërë përzierjen e lëndëve qoftë për ta shtuar sasinë apo qoftë për ta ripaketuar, pastaj përmes transportit përmes mallrave apo veturave apo bukereve që janë instaluar nëpër këto vetura kanë arritur të dërgohen”.

Pasditen e sotme, 22 të arrestuarit në aksionin “Qielli i thyer” janë paraqitur në Gjykatë, për seancën për masën e sigurisë dhe ndaj tyre Prokuroria ka kërkuar paraburgim.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika