Zgjedhje Lokale dhe Parlamentare në një ditë? PDK dhe LDK kundër idesë së LVV-së

Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe procesi i votimit të mbahet në të njëjtën datë me zgjedhjet lokale, nuk po u pëlqen partive të tjera. Në Partinë Demokratike të Kosovës, si dhe Lidhjen Demokratike vlerësojnë se rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit e obligon Vetëvendosjen të formojë institucionet e reja

Të gjithë folën për datën e zgjedhjeve lokale në takimin e partive me presidenten Vjosa Osmani, por jo edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo propozoi edhe diçka tjetër.

”Ishte një ide që të shpallen zgjedhje të dyja, edhe ato të jashtëzakonshme, edhe këto lokale”, ka thënë Albulena Haxhiu.

Por, kërkesa që shkaku i krizës politike të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare në të njëjtën ditë me lokale nuk po u pëlqen aq shumë partive të tjera.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se nuk u frikësohen zgjedhjeve të reja, por aktualisht, sipas tyre, më i rëndësishëm është realizimi i vullnetit të qytetarëve të dhënë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Çdo parti politike është e gatshme për me i hy një procesi zgjedhor, po logjika e një procesi të njëpasnjëshëm të zgjedhjeve nuk është e zakonshme në këtë vend. Pra, inatet politike duhet lënë anash dhe duhet pjekuri politike për marrëveshje politike, edhe kjo i takon të parit”, ka thënë Krenar Xhaferi, deputet i LDK-së.

Vlerësim të ngjashëm ka edhe në PDK.

“Në parim nuk besoj se duhet të shkojmë në zgjedhje nacionale tash. E dyta, nuk besoj që as ka kushte e as subjektet tjera opozitare do të pajtohen me këtë koncept të LVV-së. Dhe, nën 3, LVV-ja ka obligim kushtetues krijimin e institucioneve”, ka thënë Ferat Shala, Deputet i PDK-së.

Ndërsa analisti politik, Albinot Maloku vlerëson se partitë tjera nuk e kanë për obligim ta pranojnë kërkesën e Vetëvendosjes.

“Subjektet tjera nuk e kanë të domosdoshme që procesi të ndodhë me procesin lokal, për rrjedhojë nuk e kanë obligim që t’i plotësojnë këtë kërkesë dhe pritje të LVV-së”, ka thënë Albinot Maloku, Analist politik.

Për ditën e zgjedhjeve lokale janë diskutuar tri data: 5, 12 dhe 19 tetor, derisa presidentja Vjosa Osmani pritet të zgjedhë njërën prej tyre.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika