Carlos Alcaraz ka shkruar histori në tenis, duke mbrojtur me sukses titullin në turneun Grand Slam “French Open” pas një finale dramatike ndaj italianit Jannik Sinner.
Në finalen e luajtur të dielën në “Court Philippe Chatrier”, tenisti spanjoll fitoi me rezultat 3:2 në sete (4:6, 6:7, 6:4, 7:6, 7:6), pas një beteje që zgjati plot pesë orë e 29 minuta – finalja më e gjatë në historinë e këtij turneu.
22-vjeçari Alcaraz u përball me sfidën më të vështirë të karrierës, pasi humbi dy setet e para dhe u përball me tri mundësi të Sinner-it për ta mbyllur ndeshjen. Por spanjolli nuk u dorëzua dhe përmbysi gjithçka, duke treguar forcë mentale dhe fizike jashtëzakonisht të madhe.
Ky është trofeu i pestë Grand Slam për Alcarazin, dhe hera e parë që ai fiton një meç pasi ka qenë në disavantazh 0:2 në sete.
Ndërkohë, Jannik Sinner, tenisti numër një në botë, do të duhet të presë ende për të fituar “Roland Garros”-in, ndonëse kjo ishte hera e dytë që arrinte në finale.
Atmosfera në Paris ishte elektrizuese, ndërsa Alcaraz e dha një nga paraqitjet më të mira të karrierës së tij.