Abazi: Albin Kurti është narcisoid politik – Do të rrethohet nga njerëz të padijshëm

Në një intervistë për emisionin “FIVE”, ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka dhënë një vlerësim mbi mënyrën se si po qeveriset vendi nën drejtimin e Albin Kurtit. Sipas tij, vendi ka hyrë në një krizë të thellë institucionale për shkak të një qasjeje përjashtuese dhe përçarëse, e cila, siç tha ai, ka për synim të rrënojë gjithçka që është ndërtuar ndër vite në institucionet e Republikës.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk po lejohet të funksionojë për shkak të një njeriu të vetëm, i cili po tenton që ta degradojë Kuvendin dhe të mbetet autoriteti i vetëm i padiskutueshëm. Ky është njëfarë puritanizmi narcisoid politik – puritanizëm që thotë: të gjithë këta janë të pavlefshëm, unë jam më i vlefshmi. Dhe kjo mendësi në vazhdimësi ka qenë përçarëse, përjashtuese, degraduese për institucionet e vendit,” u shpreh Abazi.

Ai theksoi nevojën për një analizë të thelluar të punës së Kuvendit në legjislaturat e kaluara për të kuptuar, sipas tij, nivelin e degradimit në të cilin është futur sot vendi.

“Po e them edhe një herë – kthehuni mbrapa, sepse ka nevojë për një analizë të punës së Kuvendit paraprak për me kuptu se ku ka mbërritur situata këtu, nëse duam të jemi shtet dhe popull institucionalist, në kuptimin e funksionimit të institucioneve. Sepse vërtet jemi hyrë në një krizë, të cilën Kurti është duke e shfrytëzuar në mënyrën e tij për të shkatërruar gjithçka që është ndërtuar brenda institucioneve të vendit.”

Abazi nuk u ndal me kaq. Ai hodhi akuza të drejtpërdrejta në adresë të kryeministrit për mënyrën si ai ka ndërtuar shumicën parlamentare.

“Tani unë nuk duhet të jem këtu të spekuloj për objektivin, por ajo që është e qartë: ka kërkuar 500 mijë vota – nuk i ka marrë. Nuk e ka kaluar shumicën prej 51%. Paramendoni tani… Unë do ta kuptoja sikur të mos kishte afër Emilja Rexhepin, sikur të mos e shantazhonte Duda Balajn, sikur të mos i bënte presion Arifit, dhe të gjitha minoriteteve atje. Sepse në parim… ose sikur të refuzonte të bisedonte me Fatmir Limajn, me idenë që ka qenë ‘Komandant Bojleri’, ‘i korruptuari i autostradës’ e të tjera. Por kur i bën të gjitha këto dhe tenton të fyejë pjesën tjetër të partive politike që i quan opozitare – në fakt, në vullnetin politik nuk dihet kush është opozitë aty – ai është i paligjshëm si kryeministër. Të tjerët janë deputetë të Parlamentit të Kosovës me rolin dhe vullnetin qytetar, derisa të vendoset ekzekutivi. Nuk ka më pozitë e opozitë, sepse praktikisht nuk ka pozitë që voton dhe nuk ka opozitë që kundërshton.”

Në fund, ai e përshkroi Kurtin si një figurë politike që rrethohet me individë pa ndikim real, të frikësuar apo të paaftë, që sipas tij janë të gatshëm të sakrifikojnë çdo parim në këmbim të pagës mujore.

“Cili është qëllimi i Kurtit? Është një narcisist politik – si fenomen – i cili do të rrethohet me njerëz të cilët realisht nuk sfidojnë në asnjë formë, për shkak se ose janë të frikësuar, ose janë të padijshëm, ose nuk kanë zgjidhje tjetër. E kanë një pagë të deputetit dhe tash duhet me e ruajt për katër vjet – një pagë që në maksimumin e vet paguhet me një ngritje dore ose ulje dore. Të tillë janë shumica,” përfundoi Abazi.

🔴ALBIN KURTI I SHKON NË ZYRE BEDRI HAMZËS – FIVE

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika