Haziri: Gërvalla dhe Osmani e copëtuan LDK-në për ambicie personale

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj ministres së Jashtme Donika Gërvalla, duke i konsideruar si bashkëfajtore për copëtimin e LDK-së dhe dobësimin e saj në skenën politike.

Në një intervistë në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin, Haziri tha se arroganca politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit është dëshmi se ata që ndihen “vetëmjaftueshëm” në pushtet besojnë se nuk kanë nevojë për askënd tjetër. Por sipas tij, kur realiteti tregon të kundërtën, atëherë këta individë fillojnë të përdorin një gjuhë të paqartë, duke mos e adresuar direkt se për kë e kanë fjalën, ndërkohë që vazhdojnë të merren me LDK-në.

“Ajo zonjë që për vite me radhë ishte pjesë organike e LDK-së, kontribuese në parti, sot merret me të njëjtën parti, por nga një pozicion tjetër. Ajo dhe bashkëpartiakët e saj, për ambicie dhe aspirata personale, e kanë copëtuar LDK-në,” tha Haziri.

Ai theksoi se veprimet e tilla kanë krijuar hapësirë që Lëvizja Vetëvendosje ta fitojë LDK-në. Sipas tij, më herët, figura të ngjashme kishin ndihmuar edhe që PDK të përfitonte nga përçarjet në LDK.

I pyetur se nëse e përfshinte në këtë grup edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, Haziri nuk hezitoi: “Ajo dihet. Themeluesit e grupit GUXO që kanë dalë prej zyrave të Lidhjes Demokratike.”

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika