Goran Rakiq nuk i përgjigjet thirrjes së Prokurorisë Speciale për intervistim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, nuk është paraqitur në seancën e fundit për intervistim të thirrur më 18 qershor 2025.

Sipas zëdhënëses së Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, Rakiq ishte ftuar fillimisht për intervistim, por kishte dorëzuar një raport mjekësor, në të cilin thuhej se kishte probleme shëndetësore dhe për këtë arsye nuk mund të merrte pjesë.

Megjithatë, në ftesën e dytë të bërë nga PSRK-ja për më 18 qershor, tashmë deputeti në Kuvendin e Serbisë nuk ka paraqitur asnjë arsye për mungesën e tij.

“Lidhur me rastin për të cilin keni adresuar pyetje, ju njoftojmë se z. Goran Rakic kur është ftuar herën e parë e ka njoftuar Prokurorinë Speciale, përmes një raporti mjekësor se ka probleme shëndetësore dhe nuk mund të paraqitet për intervistim. PSRK e ka ftuar sërish më 18 qershor, por ai ende nuk ka paraqitur arsyetim për mosprezencën e tij.

Prokuroria Speciale shumë shpejt do ta caktoj seancën e radhës për intervistim”, ka thënë Luta për Dukagjinin.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika