Joe Biden, merr vaksinën e katërt anti-Covid19

Joe Biden duke u vaksinuar. Foto: AP

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden i ka bërë thirrje Kongresit të miratojë miliarda dollarë fonde shtesë për të luftuar pandeminë COVID-19.

Kjo deklaratë e Presidentit Biden, erdhi të mërkurën pasi e morri dozën e katërt përforcuese kundër Covid-19, një ditë pasi rregullatorët federalë miratuan dozën e katërt përforcuese për persona të moshës 50 vjeçare e më lart.

Biden foli, gjersa administrata e tij kishte krijuar një webfaqe interneti për t’i ndihmuar qytetarët amerikanë të kenë qasje më të lehtë për testet, vaksinat si dhe trajtimet kundër virusit Covid-19. Po ashtu, në këtë web-faqe mund të shikojnë përditësimet e fundit për shkallën e infeksionit në zonat ku ata banojnë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden

Bideni, u kërkoi autoriteteve amerikane të sigurojnë “menjëherë”, fonde shtesë për të garantuar furnizim të vazhdueshëm me mjete për ta luftuar pandeminë.

“Kongres, ne duhet të sigurojmë furnizim shtesë tani”, ka thënë Bideni, duke paralajmëruar për mungesë të vaksinave, testeve dhe trajtimeve. “Kjo nuk është partiake, është mjekësi”, ka shtuar Bideni.

Biden 79 vjeç, mori dy dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit pak para se të merrte detyrën e presidentit dhe një dozë të parë përforcuese në shtator të vitit të shkuar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika