Abdixhiku pas takimit: Një farsë publike, Kurti nuk lëvizi nga pozicionet e tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas përfundimit të takimit të thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me liderët e partive politike, takim që synonte gjetjen e një zgjidhjeje për tejkalimin e ngërçit institucional. Abdixhiku e ka cilësuar mbledhjen si një veprim të inskenuar pa asnjë vullnet real për kompromis.

“Një farsë publike. Qëndrimet e deputetit Kurti ishin të njëjta, as nuk e respektonin vendimin e Gjykatës Kushtetuese,” ka deklaruar ai. Sipas Abdixhikut, Kurti nuk tregoi gatishmëri për të ndryshuar qëndrimet e tij, duke e bërë takimin të pavlefshëm. “Kurti s’lëvizi nga pozicionet e tij, takimi ishte farsë publike,” theksoi Abdixhiku.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika