Në Gjermani taksistët protestojnë kundër kompanive të transportit privat: Kërkojnë konkurrencë të ndershme

Në shumë qytete të Gjermanisë janë zhvilluar protesta nga taksistët, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj kompanive të transportit privat si Uber dhe Bolt, që ofrojnë shërbime përmes aplikacioneve digjitale.

Shoferët kërkojnë krijimin e kushteve të barabarta konkurruese dhe shprehen kundër praktikave që çojnë në ulje të çmimeve dhe dëmtim të të ardhurave të tyre.

Në qytete të mëdha si Berlini, Frankfurti, Shtutgarti, Mainci, Wuppertali, Düsseldorfi, Boni dhe Këlni, protestat morën formën e autokolonave të gjata të përbëra nga qindra taksi.

Në Këln, mbi 500 taksi u mblodhën në kantierin Deutzer Werft dhe bllokuan disa rrugë kryesore, duke ndikuar ndjeshëm në trafikun e qytetit. Ndërkohë, në Düsseldorf protesta u zhvillua nën moton “Dita Kombëtare e Veprimit” me rreth 400 taksi pjesëmarrëse, ndërsa në Bon morën pjesë afro 250.

Protestat u shoqëruan nga prani e madhe e forcave të policisë për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë manifestimeve.

Drejtori i Përgjithshëm i Shoqatës Federale të Taksive dhe Makinave me Qira, Michael Oppermann, në një deklaratë me shkrim, theksoi se taksistët nuk janë kundër konkurrencës, por kërkojnë që ajo të jetë e drejtë dhe e rregulluar.

Ai kritikoi faktin që platformat e transportit nuk janë të detyruara të ndjekin struktura të rregulluara tarifash, duke shkaktuar ulje të të ardhurave për taksistët tradicionalë prej vitesh.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika