Pamje EKSKLUZIVE: Momentet e fundit të Agon Zejnullahut që vdiq në duart e policisë

Pamje ekskluzive të publikuara së fundmi nga Televizioni Dukagjini, zbulojnë momentet që i paraprinë vdekjes së 30-vjeçarit Agon Zejnullahu më 7 korrik në Lipjan.

Videoja nis rreth 15 minuta përpara arrestimit “fatal”, dhe dokumenton në mënyrë të qartë sjelljen e zyrtarëve policorë në raport me të ndjerin.

Vëllai i Agonit, Albani, ka thënë për Dukagjinin se fillimisht familja nuk është njoftuar me asnjë raport zyrtar dhe se rasti është tentuar të prezantohet në një mënyrë që nuk përputhet me realitetin.

“Vetëm pasi pamjet u publikuan nga njerëz të vullnetit të mirë dhe mediat, u bë e qartë se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Ajo nuk është forcë e tepruar, është dhunë çnjerëzore ndaj një qytetari që duhej trajtuar ndryshe…”, ka deklaruar ai.

Për pasojë, Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar pesë zyrtarë policorë të përfshirë në këtë rast, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të zbardhur plotësisht rrethanat e vdekjes së Zejnullahut.

Videon e plotë ekskluzive, e cila nis rreth 15 minuta para arrestimit të Agon Zejnullahut dhe dokumenton ndërhyrjen policore, mund ta shihni në linkun më poshtë:

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika