Pas reagimit të ish-emisarit amerikan Richard Grenell, i cili e akuzoi presidenten Vjosa Osmani për “manipulim të fjalëve të Donald Trumpit”, Zyra për Media e Presidencës së Kosovës ka paralajmëruar një konferencë për media.
Bekim Kupina, këshilltar për media në Zyrën e Presidentes, tha për Dukagjinin se Osmani do të mbajë një konferencë sapo të kthehet në Kosovë.
“Sapo të kthehet në Kosovë, Presidentja Osmani do të mbajë konferencë për media lidhur me këtë çështje”, deklaroi Kupina.