Vala e të nxehtit “përvëlon” Arktikun: Rekorde temperaturash në vendet nordike

Një valë e paprecedentë të nxehti ka përfshirë vendet nordike, duke përmbysur perceptimin e gjatë se klima në këto rajone mbetet e freskët dhe e ftohtë. Temperaturat kanë regjistruar nivele të jashtëzakonshme në veriun e Europës, përfshirë rajonet afër Arktikut.

Në Finlandë, temperaturat kanë qëndruar mbi 30°C për tre javë rresht, ndërsa në Arktikun norvegjez është regjistruar për 13 ditë temperatura mbi 30°C, një rekord historik që nuk është parë që prej vitit 1961. Shkencëtarët theksojnë se kjo valë të nxehti është rreth 50% më e gjatë se rekordi i mëparshëm.

“Një valë të nxehti vërtet e paprecedentë është ende në zhvillim. Temperaturat sot shënuan rreth 32-33°C,” tha Mika Rantanen, shkencëtar në Institutin Meteorologjik Finlandez, duke paralajmëruar se edhe zonat rreth Arktikut kanë qëndruar mbi 25°C për tri javë, duke sfiduar çdo statistikë të mëparshme për muajin gusht.

Suedia po ashtu është përballur me temperatura jashtë vlerave normale. Në Haparanda janë regjistruar 14 ditë rresht mbi 25°C, ndërsa në Jokkmokk të Laplandit vala e të nxehtit zgjati 15 ditë.

“Për të gjetur një periudhë më të gjatë me këto temperatura, duhet të kthehemi më shumë se një shekull më parë,” u shpreh Sverker Hellström nga Instituti Suedez i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë.

Në Norvegji, sipas të dhënave zyrtare, temperaturat mbi 30°C janë regjistruar në 12 ditë të ndryshme gjatë korrikut, në tre qarqet më veriore të vendit. Megjithëse pati një ndërprerje të shkurtër, fundjava pritet të sjellë sërish të nxehtë përvëlues.

Krahas temperaturave, vendet nordike janë përballur me stuhi të forta, vetëtima dhe zjarre të shumta si pasojë e thatësirës.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika