Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas njoftimit të publikuar në orën 07:19 të mëngjesit, hyrja në Kosovë po zhvillohet pa pritje të mëdha.
Në shumicën e pikave kufitare, pritjet janë minimale – nga 3 deri në 5 minuta.
Përjashtim bën pika kufitare në Dheu i Bardhë, ku raportohet fluksi më i madh dhe pritjet për hyrje shkojnë deri në 20 minuta.
Ndërsa, kufiri për dalje në Merdarë raportohet të jetë me pritje deri në 30 minuta.