671 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Shqipëria ka shënuar një rritje të rasteve me virusin COVID-19 duke shënuar në total 671 raste në nivel të vendit

Urgjenca infektive, Shqipëri

Përgjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë shënuar 671 raste të reja me COVID-19.

Nga gjithsej 1,943 testime të kryera,  66 raste pozitive kanë rezultuar në Tiranë, 32 në Durrës, 28 në Lushnje, nga 25 qytetarë në Vlorë, Sarandë, 16 në Fier, 15 në Lezhë, 14 në Berat, 12 në Patos, nga 11 qytetarë në Divjakë, Elbasan, 10 në Himarë, nga 9 qytetarë në Vorë, Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Gramsh, 6 në Shkodër, nga 5 qytetarë në Kavajë, Korçë, nga 4 qytetarë në Përmet, Skrapar, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Delvinë, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Tepelenë, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Klos, Roskovec, Selenicë, Kolonjë, Belsh.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, tashmë numri i rasteve aktive ka arritur në 3,685 qytetarë.

Aktualisht në spitalin “COVID3” po marrin trajtim 23 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast vdekjeje.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 153 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,955 që nga fillimi i epidemisë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika