Zjarret në Shqipëri, Rama: Situata është përmirësuar, mbeten rreziqe

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar sot se situata e zjarreve në vend është përmirësuar, ndërsa theksoi se forcat zjarrfikëse, ushtria dhe vullnetarët mbeten në gatishmëri të lartë për çdo rrezik të mundshëm.

Në një postim në Facebook, ai kujtoi se në të gjithë Europën Jugore, nga Spanja deri në Turqi, janë regjistruar mijëra vatra zjarri.

“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme, por me rreziqe e të papritura në çdo çast; me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre… ju uroj një ditë sa më të qetë të gjithëve”, ka shkruar Rama.

Ai theksoi se pavarësisht përmirësimit, mbetet nevoja për vigjilencë në zonat e prekura nga flakët.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika