Edhe “deputeti më naiv” tani e kupton pse duhen 30 ditë dhe tri tentativa për kryeparlamentarin, thotë Sopjani

Avokati Shkëlzen Sopjani ka komentuar aktgjykimin (e plotë të publikuar sot) të Gjykatës Kushtetuese për bllokadën në Kuvend, duke thënë se vendimi i publikuar e bën shumë të qartë mënyrën se si duhet të funksionojë procesi i zgjedhjes së kryeparlamentarit.

FIVE në TV Dukagjini, Sopjani ka thënë se Gjykata ka shtjelluar në detaje arsyetimin e saj, duke ia bërë të qartë edhe “deputetit më naiv” pse është i domosdoshëm afati kushtetues prej 30 ditësh dhe pse ligji lejon vetëm tri tentativa për një kandidat.

“Një pjesë e madhe e arsyetimin ke ta shtjellojë edhe më shumë pra, i aktgjykimit paraprak të shtatorit. Sqarim shumë  mirë, sa që edhe ai deputeti më naiv në Kuvend, që janë disa që s;kanë lidhje me këtë punë, por prapë e marrin guximin me u lëshu në interpretime ligjore, me pas të qartë se pse duhet 30 ditshi, se pse është e rëndësishme me u bë tri tentativa, e kështu me radhë. GJK përveç që është thirrur në disa aktgjykime paraprake dhe të dispozitave kushtetuese, ka bërë edhe interpretim analogjik sa i përket tri tentativave. Ishte thirr shumë mirë, sepse kur ka zbrazëti , ne si juria e dimë që janë disa mëryë të interpretimit të dispozitave ligjore. Është interpretimi autentik, gjuhësor e kështu me radhë. Mirëpo këta e kanë përdoru interpretimin në bazë të analogjisë, sepse kur ka zbrazëti shkon me analogji. Këta e kishin marrë mirë analogji, mënyrën e zgjedhjes së presidentit…”, ka thënë Sopjani.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika