Shoqata e Transportit të Autobusëve Prishtinë–Podujevë proteston para Komunës

Qytetarët dhe shoferët e autobusëve nga Podujeva kanë kundërshtuar vendimin e Komunës së Prishtinës për ndalimin e kthimit të autobusëve në zonën pranë Xhamisë së Llapit. Masa u ndërmor nga Komuna në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me arsyetimin se disa operatorë të transportit po tentojnë të anashkalojnë Stacionin e Autobusëve të Prishtinës.

Për këtë arsye, Shoqata Transportuese të Autobusëve Prishtinë-Podujevë sot kanë protestuar para Komunës së Prishtinës.

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar dje zbatimin e marrëveshjes për qarkullimin e autobusëve ndërurbanë, që përfshin edhe linjat nga Podujeva, duke ndaluar ndalesat e paautorizuara brenda qytetit.

Por ky vendim ka nxitur reagime nga udhëtarët llapjanë, të cilët e konsiderojnë të padrejtë dhe të rrezikshëm për sigurinë e tyre.

Para Komunës së Prishtinës, qytetarja Antigona Jakupi tha se vendimi për ndalimin e kthimit të autobusëve po rrezikon sigurinë e udhëtarëve.

Jakupi potencoi se Komuna duhet të gjejë një zgjidhje praktike për udhëtarët, pasi situata aktuale po u krijon vështirësi të mëdha.

“Podujeva frekuenton shumë banorë…Qytetarët llapjan kanë biznese në Podujevë, udhëtojnë çdo ditë e frekuentojnë atë rrugë. Është shumë rrezik nuk e di a keni qenë, a e keni parasysh cfarë rruge është ku presim te shkolla ‘Modeli’. Nuk e lënë të parkohet autobusi, duhet me dalë në semafor, rrezikohet jeta e qytetarit, është shkollë publike aty rrezikohet jeta e nxënësve, e mësimdhënësve. Komuna duhet të bëjë një zgjidhje për neve. Duhet marrë parasysh kushtet për qytetarët, asnjë nuk e kanë lehtë, as pronarët e autobusëve. Unë udhëtoj çdo ditë më taksi, e di cfarë neglizhence u bëhet këtyre. Rrezikojnë jetën e qytetarit, rrezikojnë punën e vet. Nuk është faji i tyre, plotësisht janë të pafajshëm këta (shoferër e autobusëve)”, tha Jakupi.

Edhe Nazmije Hajrullahu e cilësoi vendimin e Komunës si të padrejtë dhe të papranueshëm për qytetarët e Podujevës.Sipas saj, kjo është një poshtërsi e madhe.

Kryetari i Shoqatës Transportuese të Autobusëve Prishtinë-Podujevë, Beqir Mustafa tha se janë dënuar nga 500 euro nga Inspektorati i Komunës

Ai potencoi se shoferët nuk do të rikthehen në punë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Ne jemi dalë me iu përmbajtë rendit të udhëtimit që e kemi të vërtetuar nga ministria. Na kanë ndalë inspektorët na kanë dënuar nga 500 euro. Na kanë marr tabelat ne i kemi autobusët aty ku na kanë ndërpre. Nuk punojmë deri në realizim të pikave të tona që i kemi kërkuar prej tyre. Me respektu rendin e udhëtimit që e kemi nga ministria atëherë do të punojmë. Na ka vendosur në atë rrugën e Zagrebit, është hekurudha duhet me karrocat gratë që vijnë me fëmijët. Plus ai Luftaro i ka vendosr mbrojtëset aty thoshte ka me betonu rrugën. I ka vendosë edhe te ura e hekurit atje lartë. Jemi marrë vesh me i largu taksitë, jeni hi andej, këta nuk i kanë larguar taksistët… Ne nuk do të tërhiqemi deri në realizim të kërkesës sonë. Nuk i kanë mbajtë kushtet as një”, tha ai./KP

 

 

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika