Nis shitja e teksteve shkollore nga shtëpia botuese “Dukagjini” për vitin e ri shkollor

Shtëpia Botuese ‘Dukagjini’ ka nisur shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri akademik 2025/2026. Të gjitha botimet e reja tashmë janë të qasshme për nxënësit dhe prindërit në libraritë partnere në qytetet kryesore të Kosovës, përfshirë në Prishtinë në disa pika.

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri akademik 2025/2026. Me pikat e saj në Prishtinë, që janë në Librarinë në shesh, tek Dukagjini Rezidence dhe në Prishtina Mall, e tashmë edhe me pikën më të re në Pejë.

Nga Libraria Dukagjini, tregojnë  se procesi i përgatitjes së shitjes së librave ka filluar tashmë në të gjitha pikat.

“I kemi të ndara secilën me klasa, që me pas më të lehtë edhe mbledhjen e librave. Klasa 1 deri në 7 i kemi poshtë ndërsa 8 dhe 9 i kemi këtu, po jemi edhe ne stafi këtu të cilët jemi në dispozicionin e prindërve e fëmijëve të cilët vijnë  për tu furnizuar këtu”, ka thënë Ernesa Spahija nga libraria Dukagjini.

E për pikën më të re në Pejë të Librarisë Dukagjini detaje dha Idea Peja.

“Nuk ka fillu ende ai fluksi i madh i njerëzve për këtë arsye i ftojmë prindërit që me ardh sa ma herët edhe me i shmang radhët e gjata që secili i kemi përjetu edhe e dimë se qysh shkojnë kështu që sot është veç dita e dytë edhe po po presim disa ditë ma intensive  tash që po i presim për me ardh”, ka thënë Peja.

Pos këtyre pikave, qytetarët mund të furnizohen me libra edhe në pikën që është hapur përsëri në Dukagjini Residence në Prishtinë.

“Si cdo vit tjetër tash është viti i tretë rradhazi ku libraria Dukagjini hap pikat e shitjes vlen të cekën pikat e shitjes për gjithë shikuesit tuaj që i kemi këtë vit katër pika,është pika në Dukagjini Residence, pika në shesh, pika në Prishtina Mall e këtë vit risi është edhe pika më e re në Pejë ku pas teksteve shkollore do të hapet edhe pika me e re”, ka thënë Klarita Demiri.

Me traditë shumëvjeçare në botimin e librave, “Dukagjini” mbetet një nga emrat më të besuar për tekstet shkollore në vend, duke garantuar cilësi dhe qasje të lehtë për secilin nxënës, prindër e mësimdhënës.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika