Privatësia është fuqi. Pse pajistjet Samsung Galaxy ju vendos në kontroll të të dhënave tuaja?

Në ditët e sotme, çdo gjë e kemi në telefonin tonë: kujtimet më të shtrenjta, mesazhet e përditshme, dokumentet e punës, madje edhe kartat tona bankare. Por ndërsa jeta jonë digjitale bëhet gjithnjë e më e pasur, rritet edhe rreziku nga mashtrimet online, phishing-u dhe përpjekjet e shumta për të hyrë në të dhënat tona. Pikërisht këtu hyn në lojë Samsung Galaxy, duke ofruar siguri që nuk shihet, por që na mbron në çdo hap.

Mendoni një profesionist që udhëton shpesh për punë. Ai lidhet në Wi-Fi të aeroporteve apo kafeneve dhe nuk ka kohë të shqetësohet për sigurinë e lidhjes. Me Secure Wi-Fi të Samsung, e fuqizuar tashmë me kriptografi post-kuantike, të dhënat e tij ruhen edhe nga rreziqet e së ardhmes, duke krijuar një tunel të padukshëm sigurie që mbron çdo klikim. Ai thjesht shijon kafenë e tij, ndërsa Samsung kujdeset që askush të mos “dëgjojë” në prapaskenë.

Një tjetër shembull vjen nga një i ri që kalon pjesën më të madhe të kohës në rrjete sociale. Mesazhe të panjohura me linke të dyshimta janë të zakonshme, por Auto Blocker i Samsung ndalon menjëherë aplikacionet e paautorizuara dhe tentativat për hyrje të padukshme. Kështu, telefoni i tij mbetet një hapësirë e sigurt për të ndarë krijimtarinë pa frikën e hakerëve.

Por ndoshta skenari më prekës është ai i një familjeje. Fotot e fëmijëve, kujtimet e pushimeve apo dokumentet e rëndësishme të shtëpisë ruhen në telefon. Falë Knox Vault, të gjitha këto ruhen në një “kasafortë digjitale” të izoluar fizikisht nga sistemi kryesor i pajisjes. Edhe nëse dikush arrin të dëmtojë sistemin operativ, këto të dhëna qëndrojnë të paprekura.

Dhe ajo që është më e rëndësishmja: Samsung ka menduar edhe për epokën e inteligjencës artificiale. Me Personal Data Engine, të dhënat tona nuk shpërndahen kurrë në serverë të jashtëm pa pëlqimin tonë. AI funksionon brenda vetë pajisjes, duke ruajtur privatësinë pa kompromentuar funksionalitetin.

Për një student që studion gjatë gjithë ditës, ose për një sipërmarrës që punon me orë të gjata, është qetësuese të dish se telefoni nuk është vetëm një mjet pune, por edhe një mbrojtës i heshtur. Mesazhet mashtruese, aplikacionet e dyshimta, rrjetet e pasigurta; të gjitha ndalen që në hapat e parë nga Samsung. Teknologjia funksionon në sfond, duke na lënë të lirë të përqendrohemi tek ajo që ka vërtet rëndësi: jeta dhe puna jonë.

Në fund të ditës, privatësia është fuqi. Dhe me Galaxy, kjo fuqi është gjithmonë në duart tona, edhe kur nuk e shohim.

Për ta përjetuar vetë këtë botë sigurie dhe inovacioni, mjafton të provoni Try Galaxy, një mënyrë e thjeshtë për të zbuluar se si Samsung Galaxy ju mbron dhe ju fuqizon, çdo ditë.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika