Fëmijë 5-vjeçar nga Shtërpca sulmohet nga ujku, po trajtohet në QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se më 27 gusht 2025, në Klinikën Emergjente është pranuar një fëmijë 5-vjeçar nga fshati Brod i komunës së Shtërpcës, i cili kishte pësuar lëndime në gjoks dhe shpinë.

Sipas familjarëve, fëmija ishte sulmuar nga një ujk dhe ishte tërhequr zvarrë disa metra nga oborri i shtëpisë.

Pas pranimit në QKUK, atij i është dhënë trajtimi i parë mjekësor dhe janë kryer ekzaminimet fillestare.

Aktualisht, fëmija ndodhet në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ku gjendja e tij vlerësohet stabile.

Sipas njoftimit, janë administruar vaksinat e nevojshme sipas protokollit, ndërsa fëmija është konsultuar edhe nga një psikolog klinik për mbështetje emocionale.

Megjithëse gjendja e tij është stabile, për arsye monitorimi dhe për të përjashtuar çdo komplikim të mundshëm, ai do të qëndrojë edhe disa ditë në klinikë.

Të fundit nga rubrika