Sabrina Carpenter provokon me videoklipin e ri mes kritikave për seksualizim

Sabrina Carpenter ka publikuar videoklipin e ri për këngën “Tears”, ku shfaqet me çorape dhe të brendshme, duke kërcyer në një shtyllë dhe duke u zvarritur në katër këmbë, skena që kanë ngjallur diskutime pas kritikave për kopertinën “tepër seksuale” të albumit të saj të ardhshëm, Man’s Best Friend.

Në klip, ajo shfaqet në një pyll pas një aksidenti, përpara se të kthehet në një ambient sensual me veshje provokuese dhe tekst me përmbajtje erotike.

Kopertina e albumit, ku Sabrina paraqitet në katër këmbë ndërsa një figurë misterioze i tërheq flokët, ka shkaktuar reagime të forta, shkruan DailyMail.

Disa e cilësuan si “patetike” dhe “e pavend”, ndërsa të tjerë e mbrojtën, duke e quajtur “artistike” dhe “provokuese në mënyrë të qëllimshme”.

Pavarësisht polemikave, Sabrina po korr sukses. Kënga “Manchild”, e publikuar në qershor dhe shkruar bashkë me Jack Antonoff, u ngjit në vendin e parë në Spotify në SHBA dhe globalisht.

Albumi Man’s Best Friend, që publikohet një vit pas suksesit “Short n’ Sweet”, pritet me shumë interes.

“Short n’ Sweet” solli tre hite që arritën mbi një miliard dëgjime secila dhe i siguruan Carpenter gjashtë nominime për Grammy, ku ajo fitoi dy çmime: Albumi më i Mirë Vokal Pop dhe Performanca më e Mirë Solo Pop për “Espresso”./Telegrafi

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika