Furnizimi me tekste shkollore, prindërit kërkojnë që të kthehet sistemi i vjetër

Prindërit kërkojnë që furnizimi me tekste shkollore të kthehet siç kishte qenë të kaluarën, meqë forma e praktikuar nga MASHTI po u shkakton probleme të shumta e shpenzime më shumë. Të njëjtit thonë se subvencionimi prej 80 eurove nuk po u mjafton për blerjen e librave e të pajisjeve tjera që u duhen fëmijëve për shkollë.

Është 1 shtatori, dita e parë e vitit të ri shkollor, por shumë prindër janë duke u shëtitur nga një librari në tjetrën në kërkim të teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Kjo për shkak se Ministria e Arsimit edhe këtë vit ka vendosur që furnizimi me tekste shkollore, të bëhet përmes subvencionimit të prindërve.

Por, kjo formë nuk po u pëlqen aspak prindërve, që e vlerësojnë si të ndërlikuar gjithë procesin.

Sipas tyre, gjithçka ishte më e lehtë dhe praktike në të kaluarën kur shpërndaheshin librat në shkolla. 

“Paret nuk na i ka qite hala Qeveria nëse mundemi do me i marr se si kemi kejt.. në të pestën nuk mjaftojnë hiq..shumë më mirë u kanë atëherë tash katastrof…”, ka thënë Përparim Arolli – Prind.

“Më e lehtë në të kaluarën se po duhet me humb një ditë punës për me ua ble librat… Ma herët i kanë qit edhe fletoret lapsat e krejt kimikat në kohën teme, edhe tash jo s’dalin.. qetash kushtuan 125 euro, për klasën e 5 edhe të dytën.”, ka thënë Lavdim Musliu- Prind.

Ata tutje thonë se përveç se shuma prej 80 eurove që ka ndarë Ministra është e ulët, po kanë edhe shpenzime të tjera dhe se po duhet të kërkojnë librat në librari të ndryshme varësisht nga kërkesat e mësimdhënësve.

“Gjysmën s’mundem me ja marr sa të ma mrrin po i blej çka s’ma mrrin s’kam çka i bëjë.. qetash më ndodhi mua kesh në Vranjefc nalt na tha nuk kemi na shko atje poshtë..”, ka thënë Përparim Arolli – Prind.

“Nuk kam kohë se çika është vonë për shkollë…nuk po mjaftojnë hiq, po duhet me lëviz.. po është ngarkesë…”, ka thënë një  Prind.

“Në të kaluarën ka qenë më lehtë sepse janë ardhur tekstet dmth në shkollë edhe janë kanë fëmija taman të përgatitur kështu taman i ka qit secili librari secilin lloj të botimit, po duhet secilën komunë me lyp librat dmth nuk mundesh me i gjet në një librari krejt tekstet shkollore..”, ka thënë Kimete Behrami – Prind.

Interesimi i qytetarëve për blerjen e librave shkollore është rritur nga mesi u muajit gusht, thonë në Shtëpinë Botuese “Dukagjini”.

“Interesimi ka qenë konstant nga 18 gushti gjithmonë në ngritje prej javës së kaluar, sidomos nga mesi i javës sigurisht në kuadër të përgatitjes së viti të ri shkollor, presim që ky interesim të vazhdojë edhe këtë javë pasi që prindërit të konsultohen me mësuesit i nevojiten apo jo e të vijn të i marrin tek ne…”, ka thënë Elvin Blakaj – Shtëpia botuese “Dukagjini”.

Pavarësisht kritikave e kundërshtimeve, ky është viti i tretë që Ministria e Arsimit ka praktikuar këtë formë për furnizimin me tekste shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri të nëntën.

Javë më parë, qendra Kosovare për Studime Gjinore ka publikuar një hulumtim mbi skemën e subvencionimit të librave shkollore, hulumtim i cili ka treguar se prindërit janë të pakënaqur me idenë që ka praktikuar MASHTI. Në këtë hulumtim ishte konstatuar se shuma e ndarë nuk u kishte mjaftuar për blerjen e librave.

Sipas hulumtimit, 55.7% e prindërve të anketuar kishin deklaruar se skema e vjetër për sigurimin e librave për fëmijët, ka qenë më efektive.

Parregullsi më ndarjen e subvencioneve për nxënësit nga klasa e parë deri të nëntën janë evidentuar edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimin në vitin 2024, ku ky institucion gjeti se një numër i përfituesve kishin qenë jashtë vendit duke jetuar.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika