Çitaku kritikon Kurtin: Kur bëhet fjalë për aferat milionëshe të vartësve të tij, refuzon t’i përgjigjet prokurorisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas paraqitjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku dy të akuzuar, Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani, u deklaruan të pafajshëm ndaj akuzave për kanosje.

Në reagimin e saj, Çitaku ka thënë se ndërsa Kurti shkon në gjykatë për të dëshmuar kundër Klinakut për një status në Facebook, ai refuzon të përgjigjet kur bëhet fjalë për “afera milionëshe” të vartësve të tij.

“Pra, A.K. shkon në gjykatë për të dëshmuar kundër Klinakut, “krimi” i të cilit ishte një status në Facebook.

Por, kur bëhet fjalë për aferat milionëshe të vartësve të tij, refuzon t’i përgjigjet prokurorisë.
Kush ka sy me pa dhe vesh me dëgju, e kupton se situata është më se e qartë”, ka shkruar Çitaku.

Në seancën e mbajtur më 3 shtator, prokurori Bekim Kodraliu lexoi aktakuzën, sipas së cilës Klinaku dhe Selmani dyshohet se më 2023 kishin publikuar shkrime me përmbajtje kërcënuese në Facebook ndaj Kurtit.

Të dy të akuzuarit i hodhën poshtë pretendimet, duke u deklaruar të pafajshëm.

Kryeministri në detyrë, i pranishëm në cilësinë e të dëmtuarit, tha se nuk do të paraqesë kërkesë pasurore juridike. Pas deklarimeve, gjykatësi Rrahman Beqiri njoftoi mbrojtjen se brenda 30 ditësh mund të paraqesë kundërshtim të provave.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika