Buja premton zhvillim turistik dhe ekonomik për shpellën e Gadimes

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka vizituar Shpellën e Gadimes, një nga pasuritë natyrore më të rralla të Kosovës dhe rajonit.

Ai ka theksuar se kjo shpellë përbën jo vetëm një vlerë natyrore, por edhe një mundësi të madhe për zhvillim ekonomik dhe turistik për Gadimen dhe gjithë komunën.

“Së bashku me Argjendin, kandidatin tonë për Kuvend Komunal, vizituam Shpellën e Gadimes që është një nga mrekullitë natyrore më të rralla që ka Kosova dhe rajoni. Kjo perlë e nëntokës nuk është vetëm pasuri natyrore, por mundësi e madhe për zhvillim ekonomik e turistik për Gadimen dhe gjithë komunën tonë.

Në mandatin e ardhshëm, do të investojmë në infrastrukturë moderne, lidhjen e shpellës me Prishtinën e aeroportin, promovimin e saj në rrjete sociale dhe në tregun ndërkombëtar, si dhe krijimin e guidave profesionale për vizitorë vendorë e të huaj.
Do të mbështesim bujtinat, produktet vendore dhe nismat e ekoturizmit, duke hapur mundësi të reja për bizneset lokale. Shpella e Gadimes do të kthehet në qendër edukimi e shkence, përmes vizitave shkollore, kërkimeve universitare dhe konferencave ndërkombëtare.
Këto janë angazhimet tona konkrete për ta bërë Gadimen një destinacion të denjë për t’u vizituar nga turistë nga mbarë bota dhe për të krijuar vende të reja pune për qytetarët e Gadimes”, ka shkruar Buja në Facebook.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika