Kushtetuesja vendos masë të përkohshme deri më 30 shtator: Ndalohet çdo veprim i Kuvendit dhe çdo procdurë për formimin e Qeverisë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të vendosë masë të përkohshme me të cilën ndalon çdo veprim të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, përfshirë procedurat për formimin e Qeverisë.

Vendimi hyn në fuqi më 5 shtator dhe do të zgjasë deri më 30 shtator 2025.

Kërkesa ishte dorëzuar nga një grup prej dhjetë deputetësh të komunitetit serb dhe joshumicë, të udhëhequr nga Igor Simiq.

Ata kanë kontestuar kushtetutshmërinë e procesverbaleve dhe vendimeve të Kuvendit në seancat e 26 dhe 28 gushtit 2025, duke pretenduar shkelje të Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas tyre, mënyra se si u zhvillua procesi për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, veçanërisht nga komuniteti serb, ka qenë kundërkushtetuese dhe diskriminuese.

Ata kërkuan nga Gjykata të ndërhyjë për të parandaluar “dëme të pariparueshme” që do të ndikonin në formimin e institucioneve të reja.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa lidhet me aktgjykimet e mëhershme të saj, përfshirë rastet KO124/25, KO193/25 dhe KO196/25, ku ishte urdhëruar përfundimi i seancës konstituive dhe zgjedhja e kryetarit e nënkryetarëve të Kuvendit.

Megjithatë, për shkak të kontestimeve mbi procedurat e fundit dhe përfaqësimin e komuniteteve, Gjykata vendosi të vendosë masë të përkohshme deri në shqyrtimin e plotë të rastit.

Vendimi i Gjykatës është i detyrueshëm dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare. Kjo nënkupton se deri më 30 shtator nuk mund të ndërmerren hapa për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

“TË CAKTOJË ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesve masën e përkohshme
përmes të cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të
Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë;

II. TË URDHËROJË që masa e përkohshme hyn në fuqi më 5 shtator 2025, në
kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025;

III. T’UA KUMTOJË këtë Vendim palëve;

IV. TË PUBLIKOJË këtë Vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me paragrafin 4 tënenit 20 të Ligjit;

V. Ky Vendim hyn në fuqi më 5 shtator 2025″, thuhet në vendim.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika