Kurti fton qytetarët serbë që t’i regjistrojnë veturat me targa “RKS”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që t’i ndërrojnë targat e makinave në “RKS”, bazuar në vendimin që Qeveria mori ditë më parë

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa u është drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës, u ka bërë thirrje rreth vendimit të qeverisë që targat ilegale t’i ndërrojnë në ato të Republikës së Kosovës (RKS), në qëllim të vendosjes së ligjshmërisë.

Me anë të një videomesazhi të publikuar në Facebook, Kurti ka thënë se me ndërrimin e targave “garantohet mbisundimi i ligjit krahas politikës dhe interesave indivduale”.

“Në 34 qendra tjera komunale, regjistrimi do të jetë i organizuar procesi i regjistrimit të mjeteve, e me këtë, kalimi nga tabelat ilegale në ato të vlefshme në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës, tabela me shenjën ‘RKS’. Në këtë mënyrë garantojmë mbisundim të ligjit krahas politikës dhe interesave individualë, gjë e cila është në interes të çdo qytetari të shtetit tonë të përbashkët”, ka thënë ai.

Sipas kryeministrit Kurti, gjatë regjistrimit të parë, nuk do kërkohet kontrolli teknik, kurse komunat mund të vendosin të mos kërkojnë pagesën prej 10 eurove në bazë të taksës komunale.

“Ministria jonë e Punëve të Brendshme do të nxjerrë Udhëzim Administrativ që do të rregullojë detajisht çdo hap”, është shprehur Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kreu i qeverisë ka njoftuar për procedurat e regjistrimit të veturave, të cilat sipas tij, janë të lehta.

“Ju do t’i regjistroni veturat në bazë të procedurave të lehta dhe me lëshime të lejuara, sipas rregullave dhe ligjit. Kurse ne do të vendosim barazinë, të cilën e synojmë të gjithë në çdo segment”, ka shtuar ai.

Ndryshe, të mërkurën e 29 qershorit, qeveria mori vendim që banorëve, kryesisht në veri të vendit që kanë targa të lëshuara nga Serbia, por në emër të qyteteve të Kosovës, t’ua japë edhe një shans, për kthim në targa RKS.

Sipas këtij vendimi, regjistrimi do të nisë në fillim të gushtit dhe do të zgjasë deri më 31 shtator.

Ndërkaq, në shtatorin e vitit 2021, qeveria kishte vendosur reciprocitet për targa të veturave.

Që atëherë, veturat me targa të Serbisë që futen në Kosovë duhet të mbulojnë simbolin shtetëror.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika