Ish-diplomati amerikan, James Rubin ka njoftuar se javën e ardhshme do të japë dëshmi në Gjykatën Speciale në Hagë si dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit.
Rubin ka bërë të ditur se do të paraqitet si dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet së bashku me ish-krerët e UÇK-së Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në një bisedë në podcast me gazetaren e njohur Christiane Amanpour, Rubin tha se dëshmia e tij do të përfshijë kujtime dhe informacione të rëndësishme nga periudha e luftës në Kosovë.
“Do të jem në Evropë, sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin Special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që ishte i dobishëm për Madeleine Albright-in dhe në themelimin e Tribunalit fillestar për Krime Lufte, do të kthehem në të kaluarën dhe kam më shumë për të thënë për këtë javën e ardhshme”, ka thënë Rubin.