Halimi: Pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA, alarm serioz për Kosovën

Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, duke e cilësuar këtë zhvillim si një sinjal alarmues për lidershipin politik të vendit.

Halimi tha se ky hap i paprecedentë rrezikon raportin e Kosovës me aleatin e saj më të rëndësishëm dhe minon kredibilitetin ndërkombëtar të shtetit.

“Vendimi i SHBA-së për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën është një alarm serioz për lidershipin e këmbanë që bie – për ata që kanë veshë, popullin e Kosovës!

Ky hap i paprecedentë rrezikon raportin tonë me aleatin më të rëndësishëm dhe minon kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës.
Çdo veprim që na largon nga SHBA është kërcënim për lirinë tonë dhe të ardhmen euro-atlantike të vendit.
Kjo kërkon reflektim urgjent dhe përgjegjësi politike për të rikthyer besimin dhe partneritetin strategjik me Amerikën”, ka shkruar Halimi.