James Rubin dëshmon në Hagë në rastin e Thaçit

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ka nisur sot dëshminë e tij para Gjykatës Speciale në Hagë, në procesin kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rubin është një nga dëshmitarët e thirrur nga pala mbrojtëse.

Ndërsa, edhe dy zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit janë të pranishëm në gjykatore.

Javën e kaluar, Rubin kishte konfirmuar publikisht se do të paraqitej para trupit gjykues, gjatë një interviste në emisionin “Christiane Amanpour Presents: The Ex Files”.

“Do të jem në Evropë, sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin Special për krime lufte në Kosovë. Si dikush që i ndihmoi Madeleine Albright-it në themelimin e Tribunalit fillestar për krime lufte, kjo nënkupton se do të kthehem përsëri në fillim dhe kam më shumë për të thënë për këtë,” kishte deklaruar Rubin.

Dëshmia e tij pritet të zgjasë dy deri në tri ditë.

Avokati i Thaçit për dëshmitarët e mbrojtjes: Procesi do të na kthej në realitet, do kuptohet çka ka ndodhur me të vërtetë në ’99-tën

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika