Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti nga LDK-ja, ka njoftuar fillimin e riasfaltimit të rrugës Ribar i Madh–Poturovc.
“Po bëhet riasfaltimi i rrugës Ribar i Madh–Poturovc. Veç me punë!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Ahmeti, është sërish kandidat i LDK-së për kryetar të Lipjanit në zgjedhjet e tetorit, duke synuar vazhdimin e projekteve zhvillimore në komunë.