246 vjet që nga revolucioni rrënjësor amerikan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), të hënën e katër korrikut, festojnë Ditën e Pavarësisë. Për nder të kësaj dite do të organizohen aktivitete të ndryshme në Kosovë nga shoqata "Miqtë e Amerikës"

Ishte 4 korriku i vitit 1776, ditë kjo e cila ndryshoi rrjedhën e historisë amerikane.

246 vjet më parë për herë të parë në mesin e amerikanëve u publikua Deklarata e Pavarësisë, e cila është miratuar nga Kongresi Amerikan.

Një deklaratë që shpjegon vendimin e trembëdhjetë kolonive të Britanisë së Madhe, për të deklaruar veten të pavarur nga sundimi kolonial.

Dita e Pavarësisë, e njohur si festa e katër korrikut festohet në Shtetet e Bashkuara më 4 korrik çdo vit për të shënuar Deklaratën e Pavarësisë.

Në këtë ditë, qytetarët zakonisht e shënojnë rastin me një shfaqje të shkëlqyeshme të fishekzjarrëve, paradave, karnavaleve dhe panaireve.

Pse festohet 4 Korriku në Shtetet e Bashkuara?

Katër korriku është festuar tradicionalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si “Dita e Pavarësisë”.

Etërit Themelues të ShBA-ve, John Adams, Benjamin Franklin, Alexander Hamilton, John Jay, Thomas Jefferson, James Madison dhe George Washington, ishin një grup prej shtatë udhëheqësve kryesorë që drejtuan luftën e ShBA-së për pavarësi dhe luajtën një rol të madh në themelimin e kombit, duke bashkuar trembëdhjetë kolonitë në këtë ditë.

Ata, gjithashtu, ndërtuan kornizën strukturore të qeverisë së re bazuar në politikat klasike liberale.

4 Korriku, dita e Deklaratës së Pavarësisë, tani shënohet me shfaqje të entuziazmit patriotik.

Amerikanët e festojnë ditën me shfaqje fishekzjarrësh, paradash dhe pikniku. Edhe politikanët e bëjnë atë një pikë për t’u paraqitur në ngjarjet publike në këtë ditë, dhe për t’i adresuar kombit çështjet e patriotizmit dhe kulturës.

Ndërsa në Kosovë, kjo ditë do të shënohet me aktivitete tashmë tradicionale të Shoqatës “Miqtë e Amerikës” të mbështetur nga FSK, Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës.

Aktivitetet do të mbahen te shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë.

Nga ora 09:00, sikurse viteve të tjera zjarrfikësit e Prishtinës do ta pastrojnë platonë te shtatorja e Presidentit Bill Clinton.

“Aktiviteti qendror fillon nga ora 11.00. Garda e Nderit e FSK do ta ngritë flamurin amerikan te shtatorja e Presidentit Bill Clinton “, njofton Shoqata ‘Miqtë e Amerikës’.

Po ashtu SHKA “Flaka e Llapit”, do të performojë me disa valle para dhe pas ngritjes së flamurit.

Sipas njoftimit, disa figura të poltikës së SHBA do të jenë të vendosura në ekspozitën me Rollapa: Presidentët: Woodrow Wilson, George H. W.  Bush, Bill Clinton, George W.  Bush, Joe Biden. Senatorët: McCain, Bob Dolee, Kongresmenët: Joseph DioGuardi, Tom Lantos, sekretarja Madeleine Albright, Gjenerali Wesley Clark.

Shoqata “Miqtë e Amerikës” njofton se në kuadër të aktiviteteve do të ketë edhe fotografitë nga aktivitetet e kaluara për 4 korrik të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”.

“Kemi paraparë që shumë qytetarëve të rastit në Prishtinë e disa qytete t’ua dhurojmë nga një poster, ku do jenë të gjithë Presidentët e SHBA.  Aktiviteti do të vazhdojë edhe ditëve tjera”, thuhet në komunikatën e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”.

Ndërsa me një korrik, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka publikuar fotografi të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti gjatë kremtes së organizuar me rastin e 246 vjetorit të Pavarësisë së ShBA-së.

May be an image of 3 people, people standing and outdoors

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika