Sulm fizik në Komunën e Leposaviqit, arrestohet e më pas lirohet zëvendëskryetarja e komunës

Foto nga objekti i komunës së Leposaviqit

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se në Leposaviq është arrestuar një zyrtare e lartë komunale, e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një qytetareje.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 17 shtator 2025, rreth orës 11:45, brenda objektit të komunës. E dyshuara, zëvendës kryetare e komunës, dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila kishte kërkuar një vendim lidhur me largimin e saj nga puna.

Pas ndërhyrjes së policisë, të dyja palët janë intervistuar. Me vendim të prokurorit, ato janë liruar, ndërsa rasti do të procedohet në mënyrë të rregullt.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika