Me 82 vota pro formohet Qeveria”‘Rama IV”, opozita bllokon foltoren e Kuvendit

Më 82 vota pro në Kuvend është formuar Qeveria “Rama IV” të enjten. Por si në seancën e parë, kur nisën punimet, opozita bllokoi foltoren duke detyruar kryeparlamentarin Niko Peleshi ta ndërpresë seancën.

Në këtë seancë ishte paraparë të flasin 140 deputetë me nga 10 minuta dhe pritej të zgjaste deri nesër. Por u ndërpre pas 25 minutave.

Tensionet nisën pasi kryeministri Edi Rama paraqiti një fjalim disaminutësh të ministres virtuale të Inteligjencës Artificiale, “Diella”.

Sipas demokratëve kjo ishte e papranueshme, teksa disa prej tyre iu afruan foltores ku fliste Rama, ndërkohë që gardistët iu dolën përballë. Disa prej deputetëve të Partisë Demokratike gjuanin me libra aty ku ndodhej kryeministri Rama.

Ndërprerja prej pesë minutave nuk e qetësoi situatën. Kësisoj, Niko Peleshi e futi në procedurë votimi formimin e Qeverisë dhe programin për katër vjetët e ardhshme.

Edhe seanca e parë më 12 shtator u ndërpre pasi u bllokua foltorja. /TopChannel

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika