Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas deklaratës së Listës Serbe, e cila kishte pohuar se integrimi i institucioneve të arsimit dhe shëndetësisë nuk ka qenë kurrë pjesë e negociatave apo marrëveshjeve.
Në një deklaratë publike, ambasadori Rohde theksoi se ky pretendim nuk është i vërtetë, duke kujtuar se marrëveshja e 19 prillit 2013 ka përfshirë gjashtë pika që lidhen me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.
Po ashtu, sipas tij, marrëveshja e Ohrit, e cila përcakton rrugën e zbatimit të marrëveshjes së vitit 2013, qartë parasheh integrimin e këtyre institucioneve në sistemin institucional të Kosovës.
“Lidhur me deklaratën e djeshme nga Lista Serbe se integrimi i institucioneve të arsimit dhe shëndetësisë nuk ka qenë kurrë pjesë e negociatave apo ndonjë marrëveshjeje, dua të theksoj se kjo thjesht nuk është e vërtetë. Marrëveshja e nënshkruar më 19 prill 2013 përfshinte gjashtë pika që lidhen me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa marrëveshja e fundit e Ohrit mbi udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2013 përcakton qartë integrimin e institucioneve të lartpërmendura në sistemin institucional të Kosovës nën kujdesin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Interpretime të tilla të paqarta të dokumenteve ndërkombëtarisht të detyrueshme rrisin gjithashtu tensionet në një kohë tashmë të ndjeshme përpara zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, ku komunitetet lokale serbe pritet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Prandaj, do t’u bëja thirrje të gjithëve të përmbahen nga bërja e deklaratave të tilla arbitrare, dhe mund të thuhet me qëllim të keq, që mund të dëmtojnë proceset demokratike, siç janë zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Rohde.
Regarding yesterday’s statement from Srpska List (SL) that integration of education and health institutions was never part of negotiations or any agreements, I would like to make the following statement:
— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) September 19, 2025 at 3:27 PM