Kandidati i partisë Guxo – Ilir Poroshtica mbështet Alban Hysenin në garën për Gjilanin

Kandidati i deritanishëm i partisë Guxo, Ilir Poroshtica, është tërhequr nga gara për kryetar të Komunës së Gjilanit dhe ka deklaruar mbështetjen e tij për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hyseni, i cili përmes një postimi ka njoftuar se ditën e ka nisur me një kafe me Poroshticën, nga ku ka marrë edhe përkrahjen e tij për zgjedhjet e 12 tetorit.

“Nuk ka mënyrë më të mirë për ta nisur ditën sesa me këshillat e një miku të vjetër. Iliri, arkitekti i qytetit dhe shoku im që nga ditët e para të Lëvizjes, mbetet gjithmonë një frymëzim dhe zë i fuqishëm për ndryshim,” ka shkruar Hyseni.

Ky zhvillim shihet si një mbështetje e rëndësishme për kandidaturën e Alban Hysenit në garën për Gjilanin.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika