Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka njoftuar se bashkë me banorët e lagjes Mulaj në Orroberdë është vendosur gurthemeli i Shtëpisë së Kulturës.
Në një postim në Facebook, Ferati ka thënë se ky projekt është dëshmi e punës së përbashkët dhe planifikimit të përbashkët për të mirën e qytetarëve.
“Kjo është një tjetër dëshmi se rrugëtimin dhe punët tona i planifikojmë e i realizojmë së bashku, për të mirën e përbashkët. Ta gëzojnë banorët! I juaji, Iliri”, shkroi ai.