Zona industriale – Tjetër projekt i parealizuar i Bulliqit në Podujevë

Zona Industriale në Podujevë nuk ka arritur të realizohet brenda mandatit të Shpejtim Bulliqit ndonëse i tillë, kishte qenë premtimi i këtij të fundit. Bulliqi e kishte prezantuar këtë projekt në vitin 2021 përkrah ministres, Rozeta Hajdari por që sot, projekti vazhdon të mbetet peng i çështjeve pronësore. Kështu të paktën pretendon opozita në komunë e kjo e fundit nuk është përgjigjur.

“Zona industriale do ta tranformojë ekonominë tonë duke krijuar mijëra vende pune për të rinjët e komunës tonë…”, kishte thënë kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tashmë kandidat për kryetar të kësaj komune.

“Do t’i ndihmojmë z.Bulliqi si ministre e industrisë për të ndërtuar zonë ekonomike si ekosistem i ardhshëm…”, kishte thënë ministrja Rozeta Hajdari.

Premtimin e dha e po në fjalë duket se ka mbetur edhe sot, katër vite pasi e deklaroi publikisht.

Zona Industriale është njëra prej projekteve më të mëdha me të cilat, tani kryetari, Shpejtim Bulliqi fitoi mandatin në Podujevë.

Zona industriale, e projektuar në 49 parcela, paraqitej si një infrastrukturë që do tërhiqte investitorët e huaj dhe do ta transformonte ekonominë.

Por katër vite pas, projekti nuk gjendet askund në praktikë.

Në hapësirën që komuna ka ndarë për këtë zonë, plotë 60 hektarë, sot ka vetëm hapësirë e diku shtëpi private por asnjë hap të vetëm drejt ndërtimit. Zona madje as nuk është e ndarë për t’u bërë e ditur, se është destinuar për një projekt.

E pikërisht shtëpitë private pretendohet të jenë problemi kryesor i realizimit.

“E kam potencu që në atë zonë ka pronë me kontekst gjyqësor, private dhe shtetërore. Janë tri lloje pronash. Kaedhe shtëpi që nuk janë lajmëru që janë në atë zonë. Sot e asaj dite s’ka shku kush me iu tregu që është zonë industrial. Kanë lëshu edhe vet leja për ndërtim privat dhe sot s’është askund. Ata prej fillimit të mandatit, në 8 mujorshin e parë e ka premtu se do bëhet në mandatin e parë. Sot e kësaj dite s’ka lëviz hiç, s’ekziston ajo zonë”, ka thënë Ekrem Rrahmani , asamblist i LDK-së.

Dukagjini ka pyetur për këtë edhe në komunën e Podujevës por zyrtarët për marrëdhënie me publikun nuk janë përgjigjur në pyetjet e televizionit të adresuara në formë zyrtare e përgjigje s’ka pasur as kryetari aktual e kandidat komune, Shpejtim Bulliqi.

Televizioni ka pyetur edhe Ministrinë e Mjedisit dhe atë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë por të njëjtat, nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e kësaj kronike

Të fundit nga rubrika