Shkarkohet Erion Veliaj nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës

Këshilli i Ministrave i Qeverisë së re shqiptare ka miratuar sot(e enjte) vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, në mbledhjen e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Ky hap pason vendimin e së hënës nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, i cili miratoi me shumicë votash propozimin e Partisë Socialiste për largimin e tij.

Një ditë më parë, Prefekti i Tiranës kishte njoftuar zyrtarisht për miratimin e këtij propozimi.

Sipas ligjit, vendimi përfundimtar për shkarkimin e kryebashkiakut merret nga qeveria, e cila sot zyrtarizoi largimin e Veliajt nga detyra.

Të fundit nga rubrika