Shtyhet protesta kundër ministrit Muratit

Pas paralajmërimit të mbajtjes së protestës ndaj dorëheqjes së Muratit, Molliqaj merr një vendim në kuadër të protestës

Dardan Molliqaj Kryetari i PSD-së

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Dardan Molliqaj, ka bërë të ditur se do ta shtyjë protestën kundër ministrit të Financave, Hekuran Muratit, pas zbardhjes së deklarimeve të tij kundër UÇK-së.

Të premten e një korrikut, përmes një postimi në Facebook, Ministri i Financave Hekuran Murati u ka kërkuar ndjesë luftëtarëve të UÇK-së, mirëpo një gjë e tillë duket se nuk u vlerësua nga Molliqaj.

Ai e ka konsideruar si “të përllogaritur” kërkimfaljen e bërë nga Murati, por është shprehur se duhet një “organizim edhe më i fuqishëm” për protestën.

“Potenciali është i madh. Organizimi është zgjidhja”,  është shprehur mes të tjerash Molliqaj.

Postimi i Molliqaj

Megjithëse protesta është shtyrë, përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka bërë të ditur se deri në mbajtjen e saj, do të mbajë të informuar qytetarët me aktivitetet e PSD-së.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, kishte paralajmëruar protestë mbarëpopullore ndaj Ministritit të Financave, Hekuran Murati.

Në një konferencë për media, Molliqaj përkrah Natyra Kuqit u kishte bërë ftesë protestuesve të jenë prezent në protestën e 6 korrikut në orën 19:00.

Molliqajt nuk i mjafton kërkimfalja e Muratit, kërkon dorëheqjen e tij

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika