Një anije me shtetas kinezë përmbytet në veriperëndim të Serbisë

Një anije që transportonte disa persona u përmbyt në orët e para të 6 tetorit pranë Baçka Pallankës, në veriperëndim të Serbisë.

Sipas informacioneve jozyrtare, në bord ndodheshin 10 shtetas kinezë dhe një shtetas serb, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për disa persona të zhdukur, ndërsa emergjencat mjekësore, policia dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje.

Njësi të specializuara të shpëtimit në ujë nga Serbia dhe Kroacia janë dërguar gjithashtu për ndihmë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk ka dhënë ende ndonjë koment zyrtar për këtë ngjarje.

Që nga viti 2017, Serbia dhe Kina kanë një regjim pa viza, i cili u lejon qytetarëve të të dyja vendeve të qëndrojnë ose të kalojnë transit në territoret e njëri-tjetrit deri në 30 ditë pas hyrjes./RadioEvropaeLirë

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika