Drejtori i Policisë dhe delegacioni nga Blegjika diskutojnë për marrëveshje bashkëpunimi kundër krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur sot në takim ministren e Drejtësisë të Belgjikës, Annelies Verlinden, dhe Ministren e Migrimit dhe Azilit, Anneleen Van Bossuyt, të shoqëruara nga bashkëpunëtorë të tyre.

Gjatë takimit, drejtori Hoxha i ka njoftuar për strukturën organizative të Policisë së Kosovës, rezultatet e arritura në luftimin e krimit dhe ruajtjen e sigurisë publike, si dhe sfidat me të cilat është përballur institucioni ndër vite.

Në fokus të diskutimit ka qenë bashkëpunimi ndërkombëtar policor dhe mundësia e nënshkrimit të një Marrëveshjeje Mirëkuptimi ndërmjet dy policive, që do të përfshinte fushat e luftimit të krimit të organizuar, kontrabandës, trafikimit të qenieve njerëzore, migrimit të paligjshëm dhe krimeve kibernetike.

Takimi është përmbyllur me zotimin e të dyja palëve për thellim dhe avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë.

Osmani me dy ministret e Belgjikës diskuton për bashkëpunimin në drejtësi dhe siguri

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika