Zeqiri: Gjendja e policëve – stabile, janë nën përkujdesje të mjekëve

Gjendja e policëve të plagosur gjatë përleshjes së tyre me Nuredin Lushtakun dhe të tjerët, është raportuar të jetë stabile. Kështu ka deklaruar Imer Zeqiri - kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës

Imer Zeqiri - kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka deklaruar se gjendja e policëve të plagosur gjatë përleshjes me Nuredin Lushtakun, është stabile.

Ai ka theksuar se të njëjtit janë nën përkujdesjen e mjekëve.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, ku po diskutohet lidhur me sulmet ndaj policisë, Zeqiri ka treguar se krerët e sindikatës kanë vizituar të plagosurit të cilët po marrin trajtim mjekësor.

“Sindikata e Policisë së Kosovës ka vizituar dy policët e lënduar në rastin konkret. Njëri nga ta, i cili është lënduar me armë zjarri gjendet në repartin e Kirurgjisë, në QKUK. Kemi biseduar me të, dhe në bazë të fjalëve që na tha ai dhe mjeku kujdestar, gjendja e tij për momentin është stabile, ndërsa është i lënduar dhe plagosur në këmbën e djathtë dhe është në trajtim mjekësor”, është shprehur Zeqiri.

Për rreth një orë pritet të merret vendimi për caktimin ose jo, të masës së paraburgimit për Nuredin Lushtakun, Faton Lushtakun dhe Arif Lushtakun.

Kështu ka bërë të ditur trupi gjykues gjatë seancës e cila po mbahet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Ndryshe, ish-nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, është dërguar në mbajtje për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Këtë për Portali Dukagjini e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Prokurorisë Themelorë në Mitrovicë, Valon Preteni, e cili ka theksuar se në momentin e vetëdorëzimit të Lushtakut, prokuroria e ka caktuar të njëjtën masë ndaj tij.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika