VV bie në vend të tretë, LDK kryeson Asamblenë Komunale në Prishtinë

Pas numërimit të 84% të votave në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka rënë në vend të tretë në garën për Asamblenë Komunale, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kryeson me 28.89% të votave.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22.64%, ndërsa LVV ka 21.59%.

Të tjera parti që do të përfaqësohen në kuvend janë:

AAK me 9.92%

Lidhja e Prishtinës e Fehmi Kupinës me 7.41%

Rezultatet paraprake tregojnë një ndryshim të ndjeshëm krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, ku LVV kishte qenë partia e parë në kryeqytet.

Të fundit nga rubrika