Marrëveshja për Gazën, Osmani: Falë udhëheqjes së Trumpit, momenti i shumëpritur i paqes u bë realitet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me nënshkrimin e Planit të Paqes për Gazën, duke e cilësuar atë si fillimin e një kapitulli të ri për paqen në Lindjen e Mesme.

“Sot shënohet fillimi i një agimi të ri dhe një kapitulli të rëndësishëm për paqen në Lindjen e Mesme me nënshkrimin e Planit të Paqes për Gazën”, shkroi Osmani në platformën X.

Ajo vlerësoi udhëheqjen vendimtare të Presidentit Donald Trump dhe përkushtimin e liderëve që punuan për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

“Kjo marrëveshje ofron një rrugë për t’i dhënë fund viteve të vuajtjes dhe pasigurisë, duke u dhënë mundësi familjeve të panumërta të jetojnë në siguri, dinjitet dhe liri,” theksoi Osmani, duke u bërë thirrje të gjitha palëve ta zbatojnë plotësisht planin e paqes të presidentit amerikan.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika