Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur të jashtëzakonshme lojën e ekipit të Kosovës që triumfuan ndaj Suedisë.
Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se fitorja ishte historike.
“Kosova e jashtëzakonshme! Lojë e disiplinuar, fitore e merituar dhe tjetër rezultat historik ndaj Suedisë për të forcuar vendin e dytë në grup dhe për të mbajtur të gjallë e të prekshme ëndrrën për kualifikim në Kupën e Botës. Gëzuar fitorja, përgëzime lojtarëve tanë e urime të gjithëve”, ka shkruar ai në Facebook.