Ballkani pritet të shkruajë histori në ndeshjen me Zalgirisin

Kampioni i Kosovës, Ballkani dhe ai i Lituanisë, Zalgiris do të përballen të martën në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve

Skuadra nga Kosova, Ballkani do të përballet me ekipin lituanez, FK Žalgiris

Skuadra kosovare nga Suhareka, Ballkani të martën do të përballet me ekipin nga Lituania, FK Zalgiris, në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Ballkani do të bëjë hapin e parë drejt Evropës, ku pritet të shkruajë histori për Kosovën, derisa përballë do të ketë ekipin lituanez Zalgirisin.

Ndeshja do të fillojë në ora 20:00, dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me kampionin në fuqi, që synon të marrë rezultatet pozitive duke mposhtur mysafirin.

Skuadra e Ballkanit të hënën ka mbyllur stërvitjen e fundit para ndeshjes që do të zhvillohet të martën.

Skuadra Ballkani, gjatë stërvitjeve të hënën, foto KF Ballkani

Ballkani tashmë është përgatitur për këtë ndeshje të madhe ndaj klubit nga Lituania me disa përforcime të reja, dhe synon të shkojë sa më lart që të mundet.

“Gjendja e futbollistëve para ndeshjes me Zalgirisin është e mirë dhe maksimalisht të motivuar për fitore”, thuhet në njoftimin nga skuadra, në rrjetin social Facebook.

Ndërkaq, skuadra nga Suhareka u shpall kampion për herë të parë në BKT Superligën e Kosovës, duke ia dalë kështu që të kualifikohen për ndeshje kualifikuese për në garën më të madhe për klube në Evropë.

Ndërsa, ekipi i Zalgirisit mbrëmjen e së hënës kanë mbërritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Në anën tjetër, Zalgiris, gjithashtu, synon që të kalojë në rrethin tjetër duke qenë një përballje e nxehtë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika