​Delegacioni i Policisë së Kosovës zhvillon vizitë zyrtare në Policinë e Bullgarisë

Një delegacion i lartë nga Policia e Kosovës, në krye me Drejtorin e Përgjithshëm Kolonel Gazmend Hoxha, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Policinë e Bullgarisë.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, kjo vizitë ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit reciprok në fushën e sigurisë, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe dakordësinë për nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi, njofton Dukagjini.

Sipas njoftimit dita e parë e vizitës filloi me një vizitë në Asamblenë Kombëtare të Bullgarisë, për të vazhduar më pas me takimin e parë me Shefin e Shërbimit Kombëtar për Mbrojtje, gjeneral major Emil Tonev, nga i cili u njoftuan për misionin, detyrat, funksionet dhe programet e trajnimit të këtij shërbimi.

Po ashtu Ggatë vizitës, u demonstruan edhe aftësitë profesionale të trupës përmes një simulimi praktik.

Delegacioni zhvilloi gjithashtu takime me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bullgarisë dhe me drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare.

Gjatë qëndrimit në Sofje, delegacioni u prit edhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Bullgari, Haxhi Bajraktari.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika