Ramabaja: Fokusi është vetëm te balotazhi, po shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme në dhjetor

Analisti politik, Sadri Ramabaja, vlerëson se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë fokusuar shumë në zgjedhjet lokale në raundin e dytë sa kanë harruar themelimin e qeverisë së re.

Ramabaja, në Debat Plus në Dukagjin, u shpreh se beson se vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në dhjetor ose fillim të janarit.

“Kam përshtypjen se interesimi është përqendruar tek zgjedhjet e 9 nëntorit – tek zgjedhjet lokale. Tani është ora kushtetuese deri më 26 tetor nuk arrin (Albin Kurti) ta themelojë qeverinë që gjasat janë relativisht të vogla për të dy palët kam përshtypjen se po shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme në dhjetor eventualisht në fillim të janarit. Prandaj është përqendruar vëmendja tek zgjedhjet e 9 nëntorit dhe tek koalicionet e të gjitha palëve që janë në balotazh dhe besoj se do të kemi befasira në të gjitha nivelet – VV-ja nuk do të kursej aleancat aty ku mendon se do të fitojë”, u shpreh Ramabaja.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Të fundit nga rubrika