Samsung prezanton Galaxy XR për të konkurruar Apple, me ndihmën e Google dhe Qualcomm

Samsung Electronics ka lansuar të martën headsetin e saj Galaxy XR për realitet të zgjeruar (extended reality), duke mbështetur funksionalitete të inteligjencës artificiale nga Google për të hyrë në tregun fillestar dhe të pasigurt të pajisjeve për “computing-on-your-face”, që aktualisht dominohet nga Meta dhe Apple.

Headseti, i ngjashëm me pajisjet e tjera si ato të Metës, do të kushtojë 1,799 dollarë, afërsisht gjysma e çmimit që Apple kërkon për Vision Pro.

Ky është produkti i parë i një familjeje të re pajisjesh të fuqizuara nga sistemi operativ Android XR dhe inteligjenca artificiale, në kuadër të një partneriteti afatgjatë me Google dhe Qualcomm.

“Na pret një udhëtim i tërë në lidhje me pajisjet e tjera dhe formate të ndryshme,” tha Sharham Izadi, zv/President i AR/XR në Google, në një intervistë para lansimit.

Si hapin tjetër, drejtuesit e Samsung thanë se do të prezantojnë syze më të lehta, pa dhënë detaje shtesë. Kompania ka njoftuar partneritete me Warby Parker dhe prodhuesin korean të syzeve luksoze Gentle Monster.

Lufta për të gjetur forma të reja për argëtim dhe kompjuterizim, e mbështetur nga inteligjenca artificiale, ka nxitur konkurrencën mes kompanive më të mëdha të teknologjisë. Meta, pronare e Instagramit, dominon industrinë e headset-eve VR me rreth 80% të tregut, ndërsa Apple renditet pas saj.

Edhe OpenAI, krijuesi i ChatGPT, po hyn në këtë treg dhe ka shpenzuar 6.5 miliardë dollarë për të blerë startup-in e dizajnerit të iPhone, Jony Ive, me qëllim të zhvillimit të pajisjeve në epokën e AI.

Samsung ka studiuar segmentin e realitetit të zgjeruar për 10 vjet, dhe rreth katër vite më parë ka nisur bashkëpunimin me Google për zhvillimin e projektit, i koduar “Moohan”, që në gjuhën koreane do të thotë “i pafund”, tha Jay Kim, zv/president ekzekutiv i divizionit mobil të Samsung.

“Kemi menduar gjatë se kur është koha e duhur për ta sjellë produktin në treg. Duke marrë parasysh evolucionin e teknologjisë dhe situatën e tregut, besojmë se tani është momenti më i mirë,” shtoi ai gjatë një konference shtypi në Seoul të mërkurën./Reuters 

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika